14-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ishte pjesë e klubit sportiv me moshat e reja Dinamo U-15.
Siç shihet edhe në foto shokët e tij të skuadrës “Dinamo” duken të tronditur. Së bashku me ta ndodhet edhe trajneri i tyre, Egert Bakalli, i cili mundohet t’i ngushëllojë. Bakalli gjithashtu u thotë shokëve të viktimës se duhet të bëhen të fortë.
“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, shprehet trajneri.