Xhensila Myrtezaj prej kohësh është pjesë e pandarë e mediave rozë.
Kjo për shkak të ndarjes nga ish partneri Bes Kallaku por dhe përsa i përker formave fizike ku jo pak herë janë komentuar.
Një përgjigje direkte ka ardhur nga trajneri i njohur i fitnesit në Kosovë, Gen Zeqiraj.
Sipas tij është e pamundur, që një femër të vijë në ato linja dy javë pas lindjes.
Gjithashtu trajneri sugjeroi se trupi i një femre pas lindjes duhet të vazhdoj të jetë në atë gjendje për arsye të ushqimit ndaj fëmijës dhe se ndërhyrjet estetike janë shembulli më i keq.
“Ky është gabim i madh. Trupi nuk mundet me ndryshu shumë shpejt. Pas 6 muajsh fillon të shihet ndryshimi i madh. S’ka shans të ndodh ai ndryshim për 3-4 javë. 80% bëjnë operacione.
Mos i shihni në Instagram se askush nuk tregon çfarë ka marrë çfarë po përdor. Nëse ajo ka lind dhe për 2 jav del në skenë me atë turp, s’ka shans. Pas 1 viti mund të bëhet ai trup.
Ndoshta është shembulli më i keq. Unë kam fëmijë vetë, e di si është trupi i nënës pas lindjes. Kjo është gabim pasi t’i duhet të ushqesh fëmijën”, shprehet Zeqiraj.