Trajneri i përfaqësueses islandeze, Heimar Hallgrimsson, i cili ka për detyrë të udhëheqë skuadrën e tij në Kupën e Botës në Rusi gjatë verës do të ndeshet me Argjentinën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.
Nëpërmjet një videoje ai i ka kërkuar mëshirë Messi-t duke iu lutur t’i ruajë golat për ndeshjet e tjera.
“Çfarë do t’i thosha Messi-t? Që ta marrë shtruar pasi do të jetë ndeshja e parë. Thjesht qetësohu, do të kesh kohë të shënosh gola në ndeshjet e tjera.”





