Trajneri i kombëtares së Zambias Milutin Sredojeviç ka dalë para një gjykate në shtetin afrikan pasi akuzohet për ngacmimin seksual të një kamariereje.

51-vjeçari u denoncua nga një grua se gjatë kohë që ajo i shërbente kafe dhe e pyeti nëse dëshironte sheqer, ai e ka ngacmuar me fjalë provokuese dhe e ka prekur në vend intim.

Më pas, Sredojeviç është lënë të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në 25 shkurt 2021.