Problemet te Reali duket se nuk kanë fund as pas emërimit të Zinedine Zidane si trajneri i ri i ekipit.

Legjenda e klubit dikur ka pasur një marrëdhënie aspak miqësore me portugezin Ronaldo. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka kujton se portugezi ishte i pakënaqur me mbështetjen publike të Zidane për Franck Riberyn, në garën për Topin e Artë në vitin 2013.Ronaldo fitoi çmimin, por u zemërua me Zidanen që ishte kundër shpalljes së tij si fitues.

Tani, mbetet të shihet se cili do të jetë raporti i tyre në Santiago Bernabeu. Gjithsesi me shumë mundësi portugezi do t'i thotë lamtumirë Realit në fund të sezonit.