Kosova u mund 3-0 nga Rumania në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Mircea Lucesku, trajneri i rumunëve ka komentuar edhe vërshëllimat e “Dardanëve”, në drejtim të tyre. “Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin.E dija që kjo do të ndodhte. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të vendit në këto kushte të vështira. Ne ishim të përgatitur paraprakisht”. “Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha” – tha ai.
Trajneri i Rumanisë komenton vërshëllimat në Kosovë: “I kemi provokuar në ndeshjet e kaluara, kemi faj edhe ne”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA dhe NATO/ A do mundet presidenti amerikan të thyejë rregullat pa Kongresin?
Pluhuri afrikan përfshin ishujt grekë, Naxos ‘vishet’ me ngjyrën portokalli, autoritetet thirrje banorëve të shmangin daljet e panevojshme
Londra bashkon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit
Hezbollahu njofton sulme të reja ndaj ushtrisë izraelite





