Anglia fitoi 2 me 1 përballë Sllovakisë. Fitore me mund nga “Tre Luanët”, që ishin të eleminuar deri në minutën e 95’.

Sllovakia udhëhoqi me golin e Schranz në minutën e 25, para se Bellingham të barazonte gjithçka në minutën e 95. Me fillimin e “extra-time”, Kane shënoi golin e përmbysjes.Pas vërshëllimës së fundit, nuk mungoi tensioni mes 2 klubeve.

Regjia fokusoi lojtarin e Anglisë Declan Rice që po konfliktohej verbalisht me trajnerin e Sllovakisë Francesco Calzona.Ishte Calzona që shtyu Rice, pasi ky i fundit iu afrua arbitrit Umut Meler.

Mesa duket lojtari i Anglisë dëshironte të shprehte pakënaqësi për raste gjatë ndeshjes, por nuk ishte i të njëjtit mendim trajner i Sllovakisë.

Gjithçka u mbyll pasi ndërhynë pjestarë të të dyja përfaqësueseve. Mbetet për t’u parë nëse UEFA do marrë masa për këtë rast.