15 dhjetor 2014 –  Edhe pse me Kombëtaren është duke shkëlqyer, me paraqitje dhe gola, Emir Lenjani nuk po gjen hapësira tek skuadra e tij në kampionatin zviceran, St Galen, saqë i ka kërkuar drejtuesve që të largohet që në merkaton e janarit, pasi kontrata i skadon gjatë verës. Trajneri i ekipit të St Galenit, Saibene, është shprehur:

“Nuk besoj se do të largohet në janar, pasi nuk e ndryshojmë strukturën e skuadrës në këtë sezon. Megjithatë, më duhet të them se kur erdhi tek ne, askush nuk e njihte Lenjanin, që kishte luajtur më parë me skuadrën Uinterfur”.