Julian Ahmataj, pas ndeshjes me Kairat Almatin, analizoi lojën e skuadrës së tij, teksa u shpreh i kënaqur me lojën, por skuadra e tij e kishte vështirë t’u bënte ballë emrave të mëdhenj të kundërshtarit.
“Skuadra luajti shumë mirë, djemtë u impenjuan dhe e kërkuan me çdo kusht fitoren, por në fund nuk ia dolëm. Rastet tona i patëm, por s’patëm as fatin me vete. U mbrojtëm mirë dhe rrezikuam në sulm, por nuk mund t’u bënim ballë emrave të mëdhenj të skuadrës kazake.
Skuadra ishte kërkuese, por kjo nuk na mjaftoi. Rezultati nuk na favorizon, megjithatë ia lëmë fushës në ndeshjen e kthimit. Nuk mund të dorëzohemi pa luftuar”.





