Teuta vijon që të jetë e bindur për të afruar sulmuesin fierak të Luftëtarit, Realdo Fili. Mësohet se mes palëve dhe dy klubeve pritet të gjendet një marrëveshje për ta bërë të kryer këtë transferim.

Teuta e pret që ta ketë në gjirin e vet sulmuesin e krahut. Ai mësohet se ka qenë në listën e lojtarëve që preferohet nga ana e trajnerit Martini.

Megjithatë, në klubin blu Realdo Fili shikohet sa afër, por edhe aq larg Teutës. Në ditët në vijim pritet të shikohet rrjedha e kësaj çështjeje.