Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia!Sipas asaj që raporton “Daily Star”, një shkarkim i mundshëm i Masimiliano Alegrit do të sillte Antonio Konten sërish në pankinën e Juventusit.

Nëse rezultatet e Juventusit do të vijojnë të jenë negative, atëherë një rikthim i bujshëm i Antonio Kontes te “Zonja e Vjetër” do të ishte i mundshëm.

Konte me londinezët e Totenhemit është në skadencë kontrate në qershorin e vitit të ardhshëm dhe është në kontakte të vazhdueshme për të vijuar bashkëpunimin.

Me Juventusin, 53-vjeçari fitoi 3 tituj kampioni dhe 2 Superkupa të Italisë.