Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin brazilian të futbollit, pikërisht në kategorinë e katërt të vendit latin. Paulo Roberto Santos, trajneri i ekipit Brasiliense ka dhënë dorëheqjen gjatë pushimit të ndeshjes, që skuadra e tij po luante përballë Real Brasilia. Roberto Santos u largua pas 45 minutave të para të ndeshjes. Kjo erdhi për shkak të kritikave të presidentit të klubit për lojën që skuadra po zhvillonte.

Duke u gjendur në një situatë të vështirë dhe të pazakontë, ishte mjeku i ekipit, George Oliva që mori në dorë frenat e ekipit për pjesën e dytë të një ndeshje deçizive, ku vendosej për kryesuesin e kampionatit. Kjo sfidë e vlefshme për Serie D u vendos pikërisht në pjesën e dytë. Brasiliense që po drejtohej nga mjaku ia doli të fitonte me rezultatin 2-1 dhe duke marrë kryesimin e kampionatit.