Të gjithë trajnerët duan të kenë një lojtar në fushë që është i fortë në ndërhyrje dhe i qetë në mbajtjen e topit, por shumica e tyre nuk do të insistonin ta bëni vetë këtë punë. Por Rocardo La Volpe i Club America nuk është një prej tyre. Trajneri, i cili është duke trajnuar klubin e tij të 18-të në karrierë, mori situatën në dorë gjatë ndeshjes midis ekipit të tij dhe Chivas.
Me skuadrën e tij që ishte në disavantazh 1:0 në ndeshjen e cila cilësohet si El Super Clasico në Meksikë, La Volpe u fut në fushë për t’i ndërhyrë mbrojtësit Jesus Sanchez. Në mbrojtje të trajnerit, i cili fitoi Kupën e Botës si portieri rezervë i Argjentinës në vitin 1978, ndeshja ishte ndërprerë, me një dëmtim që kishte ndodhur në hyrje të zonës së Chivas. Dhe megjithëse ka kaluar karrierën e tij në portë, La Volpe bëri një ndërhyrje për t’u pasur zili, duke i vjedhur topin në mënyrë perfekte Sanchez-it. Gjithsesi, gjesti i tij nuk u pranua nga arbitri, i cili menjëherë e dërgoi në tribunë trajnerin veteran, megjithëse La Volpe protestoi duke pretenduar se kishte kapur topin.