Brazil, 13 qershor 2014 – Trajneri i Kroacisë, Niko Kovaç ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit japonez, Nishimura, i cili dha një penallti të dyshimtë për Brazilin, në fitoren e këtij të fundit me rezultat 3:1.
“Nëse ajo ishte penallti, nuk ka më nevojë të luajmë futboll. Të luajmë basketboll më mirë. Është turp”, deklaroi fillimisht trajneri kroat.
“Do të jetë më e mirë të dorëzohemi dhe të shkojmë në shtëpi, nëse kjo do të duhej të ishte mënyra më e mirë për nisjen e Botërorit”, vazhdoi ai.
“Është një çështje respekti dhe këtë natë Kroacia nuk e ka marrë atë në asnjë formë”, përfundoi ish futbollisti kroat.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





