Teuta është mposhtur në miqësoren e ditës së djeshme ndaj Partizanit me rezultatin 1-2. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini është shprehur i shqetësuar mbi disa aspekte të lojës, siç është qarkullimi i topit. Ndër të tjera, shkodrani theksoi se bojkoti i ka penalizuar duke qenë se çdo javë presin fillimin e garës dhe më pas e shtyjnë sërish për në javën pasardhëse.

“Kemi pak probleme në qarkullimi ne topit. Pika jonë e fortë është mbajtja e topit, nuk janë në atë maksimumin që ëkrkojmë. Kur nuk mundesh me qarkullu topin, mbase për meritë të Partizanit. Ka disa gjëra që më shqetësojnë. Edhe pse është miqësore, do ta shikojmë veten ku jemi. Pas ndeshjeve të bukura, vijnë ato miqësore. Akoma nuk jemi në 100% tonë.

Afrimet e fundit janë përshtatur shpejt. Bregu përshtatet shpejt, ai nuk është në 100%. Punojmë me dy seanca në shumicën e kohës. Bojkoti? Na ka penalizuar sepse themi: Hajt se do fillojë këtë javë, hajt atë tjetrën”, u shpreh Martini.