Në përfundim të takimit, trajneri i Lokomotivës së Moskës, Igor Sherevshenko, u shpreh i lumtur për fitoren dhe kualifikimin, por vlerësoi skuadrën korçare dhe në veçanti, mesfushorin Bernard Berishën. “Mendoj se morëm një fitore me vlera ku, pavarësisht rezultatit, nuk ishte aq e thjeshtë. Na e bëri më të lehtë Skënderbeu ndeshjen, pasi na la të luanim ashtu siç donim ne. Për sa i përket sfidës tjetër të grupit (Sporting-Beshiktash), nuk e di sesi ka dalë dhe nuk e kam pasur mendjen fare aty. Kjo, sepse gjithçka ishte në dorën tonë, ndaj bëmë detyrën në sfidën që luajtëm vetë.

Kush më pëlqeu te Skënderbeu? Nuk dua të veçoj njeri, por mendoj se numri 23 (Berisha) ishte shumë lojtar i mirë. Skënderbeu ka të gjithë grupin të mirë, ashtu si edhe trajnerin, që ka ditur të formojë një ekip dhe të luajë denjësisht në Europë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri rus.