Trajneri i Bolognas Sinisa Mihajlovic ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi italian përmes faqes së tyre. Sipas klubit italian, trajneri është asimptomatik por do të qëndrojë në izolim për të paktën dy javë sipas protokollit të koronavirusit.

“Pasi u kthye në Bolonja të premten, Sinisa Mihajlovic ka dalë pozitiv me koronavirus. Trajneri ynë nuk ka simptoma, por do të qëndrojë në izolim për dy javët e ardshme në përputhje me udhëzimet e autoriteteve. I gjithë grupi i ekipit të të rinjve iu nënshtrua gjithashtu testeve mjekësore në ditët e shkuara dhe rezultatet ishin të gjitha negative. Lojtarët e ekipit të parë dhe stafi do të testohen nesër,” shkruhet në deklaratën e Bolognës.

Kujtojmë që trajneri pak muaj më parë fitoi luftën me sëmundjen e leucemisë pas një beteje të gjatë 1-vjeçare, ku dhe iu desh të bënte një transplant palce.