Jasir Asani, po kalon një moment tepër të vështirë në karrierën e tij si porfesionist te Gwangju në Koren e Jugut.

Në këtë sezon sulmuesi i krahut është aktivizuar vetëm 8 minuta në 12 ndeshje duke vënë në pikëpyetje vendin e tij në kombëtaren shqiptare.

Lidhur me këtë situatë së fundi ka folur edhe trajneri i Gwangju, Lee Jung-hyo, i cili është i pakënaqur nga rendimi i ndërkombëtarit shqiptar në stërvitje.

“Asani ka shtuar shumë peshë dhe nuk është mjaftueshëm i mirë në stërvitje. Edhe nëse humbasim 10 ndeshje radhazi, ai përsëri nuk do të luajë ndeshje me performanca e tij aktuale për sa kohë që unë jam trajner i ekipit,” u tha Lee gazetarëve.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Asani, që hedhur poshtë pretendimet e trajnerit duke treguar muskujt nga palestra gjatë stërvitjes.

Nëpërmjet një fotografie të postuar në Insta Story, 28-vjeçari tregon se është në formën e tij më të mirë fizike.

Gjithsesi mungesa e minutazhit do të jetë një minus i madh për të dhe trajnerin Sylvinho, që e vlerëson maksimalisht mëngjarashin.

Anësori shqiptar sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Gwangju, me shtatë gola dhe tri asiste në 33 ndeshje në kampionat, ndërsa tani po ngroh stolin.