Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është i qetë, metodik dhe megjithëse duhet të jetë i vetëdijshëm se sa shumë lavdërohet, ai duket se i kushton pak vëmendje.
Nëse ndihet sikur progresi i Alonso si trajner po ecën me shpejtësi marramendëse – të paktën pjesërisht për shkak të fuqisë magjepsëse të futbollit të tij në Bayer Leverkusen, si dhe rezultateve të tyre të shkëlqyera – vetë ai jep pak ose aspak përshtypje se është rrëmbyer nga një furi.
Leverkusen, është vendi i përsosur për t’u rritur. Një vend për të punuar, një vend për t’u sfiduar, por jo një vend për të qenë shumë afër nën mikroskop, dhe jo një vend për t’u vënë nën presion të padurueshëm. Më i miri i të dy botëve. Sigurisht që i përshtatet Alonsos deri më sot.
Ai mbërriti në tetor 2022 për të gjetur një skuadër me aspirata evropiane, e cila qëndronte e dyta nga fundi në tabelën e Bundesligës.
Trembëdhjetë muaj më vonë ai e ka udhëhequr ekipin e tij drejt sukseseve. Pas 13 ndeshjeve në Bundesligë, skuadra e Alonso është e pamposhtur, duke i fituar të gjitha sfidat, përveç dy prej tyre ku barazuan me Bayern dhe Borussia Dortmund.
“Kisha qasjen se ekipi kishte një potencial të madh. Ideja e momentit ishte, ne duhet të përmirësohemi. Ju njihni lojtarët, filloni të krijoni besim dhe përkushtim prej tyre. Kjo është puna e trajnerit. Në fillim rezultatet nuk ishin më të mirat, por pata ndjenjën se një pjesë e madhe e grupit ishte e përkushtuar për të ndryshuar gjërat, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes. Në atë moment kishim shumë probleme, nuk ishim shumë solidë dhe u fokusuam shumë në këtë, më shumë se stili ynë kontrollues, zotërimi i topit”, tha Xabi.
Më pas ai shpejgoi se si ekipi u rrit deri në këtë pikë.
“Nuk ishin këto parime me të cilat filluam të punonim një vit më parë. Ne filluam me bazat dhe prej andej filluam të jemi konkurrues, më shumë se kontrollues. E rëndësishëm është ti marrësh vetë vendimet dhe deri tani kam qenë i qartë. Unë do të marr vendimet e mia kur të ndiej se është momenti i duhur për çfarëdo. Kështu që kjo do të ndodhë me siguri”.
Alonso këmbëngul se nuk ka asnjë plan të madh për karrierën e tij si trajner, dhe thekson se pavarësisht klubeve që e kërkojnë është i fokusur te Leverkusen.
Leverkusen zakonisht mund të luajë sikur të jetë me nxitim, por trajneri i tyre jo.