12 tetor 2015 – Trajneri danez Morten Olsen duket se është tronditur nga fakti që Shqipëria mundi të fitojë në shtëpinë e Armenisë, duke çuar në Play-Off Danimarkën. Olsen ka theksuar se ndeshja Armeni – Shqipëri ka qenë e trukuar.

“Gjithçka ngjau në Erevan ishte shtrembërim dhe parregullsi”, ka thënë Olsen. Shqipëria me 14 pikë, pas Portugalisë, ka marrë biletën e dytë në grupin I për finalet e Francës, ndërsa Danimarkës me 12 pikë, tani do t’i duhet të përballet në “play-off”.

Lutjet e Danimarkës për ndihmë drejtuar Armenisë, por edhe ofertat dhe premtimet për shpërblim, nuk kanë bërë punë. Dhe nuk mund të bënin përballë dëshirës dhe këmbënguljes së kuqezinjve tanë për të bërë ëndrrën e një kombi realitet.

/portali DurresLajm/