Albert dhe Lindita Cara,  dy të mbijeturit nga dy familjet Cara në Thumanë të cilët kanë humbur të gjithë familjarët e tyre nga tërmeti, do të marrin trajtim financiar për gjithë jetën.

“Dje kam shoqëruar Albert Carën, i cili ende nuk di se ka humbur të gjithë. Urojmë me të gjithë shpirt ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është i dëmtuar në shtyllën kurrizore e kemi çuar në një mjekim të specializuar në Itali. Të gjithë e dimë si do të jetë kur ai të përballet me faktin që ai ka humbur të gjithë. Edhe Lindita Cara i ka humbur të gjithë. Për të dy në këtë akt ka trajtim të veçantë.”, tha Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.