Diabeti i tipit 1 mund të trajtohet nga një teknikë e re, që përfshin injektimin e qelizave që prodhojnë insulinë në sy.

Ky zbulim konsiston në zvogëlimin e nevojës për marrjen e përditshme të insulinës sepse diabeti i tipit 1 shkaktohet nga sistemi imunitar që shkatërron qelizat prodhuese të insulinës.

Si rrjedhojë, pacientët kërkojnë doza të shumta insuline me injeksion ose pompë çdo ditë. Sipas trajtimit të ri, qelizat dhuruese do të injektohen në pjesën me ngjyrë të syrit dhe sipërfaqes së brendshme të kornesë.

Kjo zonë është zgjedhur pasi ka ‘privilegj imunitar’, sepse nuk ekziston mundësia për një sulm imunitar ndaj trupave të huaj. Procedura, e bërë nën efektin e anestezisë zgjat rreth 25 minuta.

Pacientët do të monitorohen për gjashtë muaj, për të kontrolluar sesi trajtimi ndikon në nevojat e tyre të insulinës dhe nëse simptomat dhe niveli i sheqerit në gjak janë përmirësuar.

Konsulenti për diabetin dhe endokrinologjinë në Institutin e Diabetit Dasman në Kuvajt, Ali Aldibbiat u shpreh: “Ne mezi presim rezultatin e provës, për të parë nëse kjo qasje e transplantimit është e sigurt për syrin dhe nëse qelizat e transplantuara janë efektive në trajtimin e diabetit”.