Kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit, por në disa periudha duhet të tregojmë një kujdes të shtuar. Përpara një vere të nxehtë dhe sezonit të plazhit, duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe dhe për këtë na vijnë në nidhmë këshillat dhe sugjerimet e specialistëve. 

DurrësLajm” është ndalur në Institutin “Beauty Healthy” në Durrës, ku specialistja e lëkurës Lorena (Anthusa Martiko) na tregon ndër të tjera trajtimet që sugjerohen të bëhen paraprakisht përpara plazhit për të pasur në vijimësi një lëkurë të shëndetshme; për të mësuar më shumë rreth procesit të epilimit me lazer apo për të folur edhe rreth trendit të viteve të fundit që e po përqafojnë gjithnjë e më shumë vajzat dhe zonjat shqiptare: fillerat dhe botokset.

Muaji maj për Lorenën është pikërisht fillimi i verës, koha kur nisin ndryshimet te lekura dhe te nevojat e saj, duke na çuar kështu dhe në disa ndryshime që duhet të bëjmë në jetën e përditshme.

Ushqimi, uji, aktiviteti fizik dhe përdorimi i kremërave

“Kujdesi ndaj ushqimit, të shtojmë sasinë e ujit, aktivitetin fizik dhe të fokusohemi te trajtimet në qendra esteike si dhe të kemi perdorimin e shtuar të kremërave”, janë këshillat bazike që gjithësecili prej nesh duhet të ketë në vëmendje.

“Këtë periudhë janë shtuar trajtimet ndaj trupit. Një larmi trajtimesh me aparatura për shkak të celulitit dhe obezitetit, siç janë: me cavitation, radiofrekuencat, presotheraphy, aparaturat që ndikojnë te nxitja e masës muskuluare, por dhe produktet e masazhet me dorë si dhe trajtimi me kremra”, tregon ajo.

Epilimi me lazer, a ka efekte anësore dhe kur është periudha më e mirë për ta nisur këtë proces?

Lorena tregon që ka dy lloje pajisjesh, njëra prej të cilave është e përshtatshme për t’u kryer si proces gjatë verës, ndërsa aparatura tjetër jo, për shkak të irritimit që jep në lëkurë, teksa shpjegon që FDA (Fondacioni Ndërkombëtar i Ushqimeve dhe të Medikamenteve) na konfirmon që aparaturat lazer nuk kanë absolutisht ndikim te ADN-ja dhe është plotësisht i sigurt dhe për të gjitha vajzat që tentojnë të mbesin shtatzëna në një periudhë të afërt.

“Aparatura DIOD 808 na lejon epilimin me lazer edhe në verë. Kjo aparaturë na lejon që të mos përthithet vala e lazerit nga lëkura, por të fokusohet te qimja.

Kemi dhe aparaturën e Alexandritit, e cila jep një skuqje dhe irritim në lëkurë, prandaj kjo nuk përdoret gjatë verës. Por 3 ditë përpara dhe 3 ditë pas lazerit, ne e mbrojmë lëkurën nga dielli duke përdorur hidratim maksimal dhe një mbrojtje SPF.

Në institutin tonë përdorim një aparaturë të vitit 2022, HD HAIR REMOVAL, një kombinim i të dyja valëve duke shfrytëzuar avantazhet e secilës.

Lazeri fokusohet te rrënja e qimes, por jo nga organet. Që e bën absolutisht të sigurt nga mosprekja e sëmundjeve dhe shëndetit për vajzat e reja. Pra në një shtatzëni të ardhshme apo edhe gjatë një shtatzënie në vijim por për të cilën nuk kemi konfirmim, nuk na jep asnjë efekt anësor”.

Mosha ideale 14-15 vjeç

Një vajzë mund të fillojë epilimet me lazer nga momenti kur i është stabilizuar cikli menstrual të paktën për 6 muaj. Zakonisht themi 14-15 vjeç është mosha ideale për të nisur këto trajtime pa asnjë problem”.

Tendenca e viteve të fundit – trajtimet me injeksion! A kemi ndërhyrje të ekzagjeruara?

“Injeksionet me acidin hialuronik, ose mesotherapia e acidit hialuronik. Kjo na ndihmon tek eliminimi i rrudhave të lehta, por na ndihmon të parandalojmë edhe problemet që mund të shfaqen më vonë.

Botoksi është një tjetër metodë që përdoret me injeksione. Na ndihmon për të parandaluar rrudhat e mimikës kur ato sapo kanë filluar deri në eliminimin e tyre. Na ndihmon te rrudhat e thella që kemi te një person që është ekspozuar me vite në diell. Ndërsa për moshat e reja kemi Baby botoks, ku është një sasi më e vogël.

Botoksi nuk na jep ndryshime të mimikës dhe ekzagjerime, thjesht na ndihmon te rrudhat e thella, përdoret kryesisht te zona e ballit dhe syve, aty kemi rezultate shumë më të mira në krahasim me pjesën e qafës dhe gojës.

Trajtim tjetër me injeksion, ai i fillerave ose acidit hialuronik që përdoret për të korrigjuar problemet në mimikë, kur kemi një hundë të shtrembër, rënie të mollëzave që ndodh me kalimin e viteve, apo për të korrigjuar konturin e fytyrës. Aty duhet kujdesi maksimal me persona të trajtuar në këtë fushë pasi këtu ka shumë problem krahasim me botoksin”.

Pavarësisht shërbimeve estetike dhe trajtimeve që na ndihmojnë për të përmirësuar pamjen tonë dhe për t’u ndjerë më mirë me veten, Lorena ndan me ne një këshillë, që siç thotë ajo e ka parim në jetë:

“Ne jemi të bukur sepse jemi të veçantë, ndaj duhet të mbajmë veçantinë dhe të bukurën tonë”!