SHBA- Biznesmeni i Donald Trump është vënë sërish në qendër të vëmendjes, pas një polemike të hapur ditët e fundit mbi cetifikatën e tij të lindjes. Pas zhurmës mediatike që Trump bëri me kërkesën për publikimin e certifikatës së presidentit të SHBA-së Barack Obama, tani është radha e tij.

Humoristi Bill Maher njëherësh drejtuesi i emisionit “Tonight Show con Jay Leno", bëri publike faktin se do të dhuronte 5 milonë dollarë për bamirësi nëse biznesmeni nga Nju Jorku dhe njëherësh figura e njohur e televizionit amerikan Donald Trump vërtetonte se nuk është lindur nga dy orangutang por nga dy prindër njerëzor. 

Avokati i Trump i dërgoi një kopje të certifikatës së lindjes të zotit Trump, humoristit amerikan duke demonstruar se ai është biri i Fred Trump, jo i një orangutangu.

 

“Ju lutemi transferoni 5.000.000 $ në llogari të zotit Trump menjëherë dhe ai do të sigurojë që paratë të dhurohen për bamirësi në mënyrë të barabartë për: Viktimat e uraganit Sandy, Ligën Atletike të Policisë Amerikane, dhe disa shoqata të luftës kundër kancerit si dhe personave në nevojë", thuhet në shkresën e avokatit të Donald Trump.