Një transaksion me vlerë 1 milion euro është kryer nga një shtetas turk përmes mashtrimit kompjuterik.
Policia e Shtetit thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Transaksioni” u vu në pranga 41-vjeçari Ferhat Karakus.
Policia sqaron se ky shtetas, duke përdorur pos-et e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.
Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksioni”.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Arrestohet shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.
Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.
Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.
Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.