4 maj 2014 – Conchita Wurst është këngëtarja transeksuale austriake, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në Eurovision 2014, që këtë vit do të organizohet në Kopenhagen, Danimarkë.
Por pjesëmarrja e saj në këtë konkurs ka krijuar polemika.
Rusia, Armenia dhe Bjellorusia kanë nisur një peticion online për të parandaluar pjesëmarrjen e këngës në Eurovision.
Një iniciativë që nxitësit e këtij peticioni e argumentojnë me mbrojtjen e vlerave të familjes.
Ndërkohë kënga ka rritur rekord klikimesh YouTube, duke mbledhur në më shumë se 2 milionë të tilla.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





