Fabinho është i lidhur për një kalim në Arabinë Saudite, te klubi i Al Ittihad.

Por marrëveshja mes Liverpoolit dhe klubit arab është në rrezik dhe për këtë gjë janë bërë shkak qentë e lojtarit brazilian.

Fabinho është pronari i disa qenve të racës Bulldog francezë, racë e ndaluar në Arabinë Saudite pasi cilësohen si të rrezikshëm.

Për këtë arsye, janë shfaqur probleme me dokumentet e kafshëve shtëpiake të mesfushorit brazilian.