“Banjat kanë shpërthyer dhe era e rëndë e tyre futet në çdo klasë nga korridoret, banjat nuk kanë dyer dhe si rrjedhim në to nuk mund të shkosh, ndërsa kemi parë edhe minj”.
Këto janë shqetësimet që ngrejnë nxënës e prindër të shkollës “Jusuf Puka” të transferuar në shkollën “Bedrie Bebeziqi” prej dy ditësh.
Nxënësit ranë nga shiu në breshër. Shkolla e tyre nëntëvjeçare u mbyll për t’iu nënshtruar rikonstruksionit total, dhe 480 nxënësit u transferuan për të zhvilluar mësim turn i dytë te shkolla më e afërt “Bedrie Bebeziqi” në orarin e pasdites. Një ditë pas transferimit, nxënës e prindër u ngritën në protestë, pasi sipas tyre shkolla “Bedrie Bebeziqi” është në kushte edhe më të mjerueshme se “Jusuf Puka”.
Prindërit thonë se kushtet janë të papranueshme për të zhvilluar mësimin fëmijët e tyre për shkak se rrjeti hidraulik është i amortizuar dhe era e rëndë e tualeteve përhapet në klasa, tualetet janë pa dyer fare, klasat janë shumë të vogla, ndërsa bankat e karriget janë tërësiht të amortizura. Dritaret janë pa kangjella e klasat pa ndriçim e pa drita.
Fëmijët thonë se në tualete ka edhe minj, ndërsa era e rëndë e tualeteve të bllokuara, përhapet në të gjithë korridoret e shkollës.
Vogëlushët thonë se më keq është shkolla ku i kanë transferuar, se sa ajo që i nënshtrohet rikonstruksionit.
Ndjekim shqetësimin e tyre.
K.H.





