Ministria e Drejtësisë deklaroi sot se informacioni që qarkullon në medie për një marrëveshje me Italinë për transferimin e të dënuarve është i pasaktë.
Në një deklaratë për shtyp ministria e Drejtësisë theksoi se “nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje e re në takimin Manja-Nordio”.
“Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi dhe transferimi me Italinë dhe bashkëpunojmë normalisht. Numri që përmendet është numri i shqiptarëve që gjenden në burgjet italiane dhe autoritetet respektive do bashkëpunojnë për programe edukimi të përbashkëta”, tha Ministria e Drejtësisë.