Sherif Kallaku pritet t’i japë “lamtumirën” Teutës në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ajo do të jetë e fundit ndeshje e fantazistit me fanellën e durrsakëve, pasi më 8 gusht do t’i duhet t’i bashkohet ekipit të ri.

Mesfushori do të transferohet te Lokomotiva e Zagrebit.

Marrëveshja në parim është arritur kohë më parë dhe tashmë lojtarit nuk i mbetet tjetër veçse të zhvendoset në Kroaci.

Me Teutën që është thuajse në Kupat e Europës dhe ka shans që të fitojë edhe një trofe për vitin e 100-të të krijimit, 22-vjeçari do të largohej pa pishmane nga Shqipëria dhe do të ishte më i karikuar se kurrë për të nisur një aventurë të re jashtë vendit.