Edon Zhegrova u prezantua ditën e djeshme te klubi i Bazelit, ku do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit të ardhshëm. Drejtuesit zviceranë mund të blejnë kartonin e kosovarin së rast se ai arrin të bindë me paraqitjet e tij.Në prononcimin e tij, talenti 19-vjeçar tregon se zgjodhi Bazelin për shkak se shumë lojtar të mëdhenj si Granit Xhaka, Shaqiri apo Salah kanë veshur fanellën e këtij klubi, teksa Zhegrova e shikon si një trampolinë të mirë për të ardhmen. Ai tregon gjithashtu edhe për takimin me Albian Ajetin, po lë mënjanë Taulant Xhakën.

“Jam i kënaqur se është një ekip i ri me një jetë e re, jam i lumtur që bëhem pjesë e klubit më të madh në Zvicër, për mua është diçka e madhe. Do të bëj më të mirën dhe të mundohem të ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar çdo ndeshje.E zgjodha Bazelin se e kam parë që ka shumë lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur këtu, ndaj është një mundësi e madhe që më jepet duke luajtur këtu. U takova me Albian Ajetin, e njoh sepse ai është nga vendi im. Jam i entuziazmuar që do të takoj edhe lojtarët e tjerë në stërvitjet e radhës”, u shpreh Zhegrova.