Teuta luan një ndeshje delikate, pas barazimit me Partizanin në “Niko Dovana” në fundjavën e shkuar. Durrsakët do të jenë mysafirë në Laç, në një ndeshje vendimtare për durrsakët.
Teuta ka nisur përgatitjet që të hënën për këtë takim transferte, ndërsa trajneri Edi Martini në këtë ndeshje do ta ketë skuadrën e plotë. Për teknikun shkodran të Teutës do të jetë gati edhe një nga afimet e merkatos së janarit, Sebino Plaku.
Ai e ka lënë pas problemin shëndetësor dhe do të jetë një armë plus për Martinin dhe Teutën në sfidën delikate ndaj Laçit, skuadër me të cilën Plaku është aktivizuar afro 15 sezone më parë në Superiore.





