Këngëtarja nga Durrësi mjaft e dashur për publikun shqiptar, Jolanda Dhamo e ka nisur karrierën e saj në vitin 1981.
Ndërsa vitet kanë kaluar, ajo që bie në sy është padyshim edhe ndryshimi drastik që ka pësuar edhe Jolanda.
Po të kthehemi pas në kohë, në vitet e saj të para në skenë, shikojmë këngëtaren me flokët brune, kaçurrela dhe mjaft elegante.
E ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …’ Jolanda shfaqet tërësisht ndryshe, me flokët bjonde dhe të drejta si edhe ka bërë 9 tatuazhe. Kohë më parë këngëtarja ka pranuar se ka bërë edhe operacion plastik në buzë, për të cilin është penduar.





