Tre gra që udhëtuan në Korenë e Jugut për të bërë kirurgji plastike janë ndaluar në aeroport gjatë kthimit të tyre pasi dukeshin shumë ndryshe nga fotografitë e tyre të pashaportave.
Gratë nga Kina, indetiteti i së cilave nuk bëhet i ditur, kishin fasha rreth kokës dhe fytyra e tyre ishte shumë e fryrë pasi akoma nuk ishin shëruar tërësisht nga operacioni.
Sipas mediave kineze ata ishin ndaluar për të hypur në avion pasi nuk ngjasonin fare me fotot e tyre të pashaportave, dhe kanë pritur aty deri sa identiteti i tyre të konfirmohej.
Aktualisht është e paqartë se kur do të lejohen 3 gratë që të kalojnë në shtetin e tyre, Kinë.





