3 qershor 2014 – Të rinohesh falë një trasfuzioni gjaku që vjen nga një donator më i ri. Kjo është hipoteza e dalë nga një studim i fundit i realizuar nga disa shkencëtarë amerikanë, të cilët e realizuan ekperimentin e tyre tek kavjet në laborator.

Pas trasfuzionit të gjakut, studiuesit dalluan se kafshët superuan probleme të ndryshme që lidhen me plakjen.

Studimet në fjalë u realizuan në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco, në Universitetin e Standford si dhe atë të Harvardit.

Humultuesit zbuluan se duke injektuar një proteinë të quajtur GDF11, me anë të një transfuzioni gjaku nga një kavje e re tek një e plakur, u dallua përmirësim përsa i përket nivelit të memories, shtim të forcës muskulare dhe rezistencë në vrapim.

Ndonëse është shpejt për ta pohuar se mjafton një trasfuzion gjaku për të ngadalësuar efektet e plakjes, këto studime i hapën rrugën kurave të reja për kurën e sëmundjeve të ndryshme, mbi të gjitha të Alzheimer-it.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/