Një transgjinore u bë e njohur për publikun prej fitimit të lotarisë pasi ishte një person i thjeshtë që drejtonte taksi për të siguruar jetesen.

Melissa Ede, lindi si mashkull i quajtur Les ka fituar 4 milionë paund në një lotari dhe thotë se fëmijët e saj nuk do marrin asgjë nëse do i rikthehen.

Ajo tregoi se ka humbur kontaktet me ta prej vitesh, por pasuria e saj nuk do ndikojë nëse do takohen. 57-vjeçarja ka treguar se do ti ndihmonte vetëm me një kusht.

"Do i jepja para nëse një prej tyre do ishte shumë i sëmurë dhe paratë e mia do e ndihmonin. Nëse dikush, përfshirë fëmijëve të mi mendojnë që mund të rikthehen në jetën time se kam 4 milionë paund, jo se i ka marrë malli për prindin e tyre, i siguroj që nuk do marrin asgjë."

Ende nuk ka treguar se çfarë do bëjë me shumën e madhe të parave që ka fituar.