Imazhet e trishta që vinin nga Attika, zona ku u shkrumbua një resort nga zjarri, kanë bërë gazetaren e televizionit grek “Alpha’, Vicky Hadzhi, të shpërthejë në lot gjatë transmetimit live, teksa në ekran shfaqeshin pamjet e njerëzve që përpiqeshin t’iu shpëtonin flakëve.
Teksa Vicky qante, gazetari tjetër, Petros Kasiotis, tha:
“Ne jemi redaktorë, jemi gazetarë dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve”.