E drejta për informim është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Liria e informimit është pjesë përbërëse e lirisë së fjalës në të drejtën ndërkombëtare, e cila sot përkufizohet si “liria e shprehjes”. Informimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në proceset vendimmarrës janë mekanizma që pasqyrojnë nivelin e demokratizimit të një vendi. Këto mekanizma forcojnë proceset demokratike, sigurojnë zhvillim efektiv përmes dhënies së shërbimeve efektive, lehtësojnë procesin e mirëqeverisjes dhe fuqizojnë grupet më vulnerabël të komuniteteve.

“Peace Volunteering Network” ka kënaqësinë të njoftojë gjetjet e një nisme monitoruese tre vjeçare të fokusuar në vlerësimin e transparencës dhe zbatimin e ligjit për informimin në qeverisjen vendore në 20 Bashki të vendit tonë. Monitorimi i transparencës ka qënë i fokusuar vlerësimin e dy nënfushave të programit të transparencës: nënfushës 7: Të dhëna të tjera: mbi Nismat Advokuese dhe Organizatat e Shoqërië civile dhe Nënfushën 6: mbi pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje.

Disa nga gjetjet dhe rekomandimet në raportet tona janë:

  1. Vazhdojnë të mbeten me vlerësim të ulët nismat advokuese lobuese të shoqërisë civile. Kjo tregon se bashkëveprimi Bashki – Shoqëri civile- Qytetar është ende në nivele të ulta.
  2. Pavarësisht se Ligji për Informim kërkon funksionimin e websiteve zyrtare, në periudha të caktuara Bashkitë kanë mungesa në aksesin në website-in e tyre, këto lidhur me sulmet kibernetike, ndryshimin e kompanive që mirmbajnë rrjetet e institucioneve, etj. Në shumë raste periudhat që website i Bashkive nuk punon është relativisht e gjatë.
  3. Të gjenden mënyra alternative të ndryshme për shpërndarjen e informacionit në mënyrë gjithëpërfshirjen e masës së gjerë të qytetareve pavarësisht statusit ekonomik, social, kulturor, moshës apo vendndodhjes në zonë urbane apo rurale.
  4. Bashkitë në lidhje “transparenca reaktive e informimit me kërkesë” paraqesin një nivel të transparencies që ka rezultatet më të mira krahasuar me të gjithë indikatoret e tjerë. 80% e bashkive të monitoruara në 2022 kanë rezultuar në lidhje më këtë indikator me një performancë të transparencës mesatare e lart. Kjo tregon se me futjen e Programit te Transparences (shoqëruar ky edhe me sanksionet përkatese) si detyrim për bashkitë, bëhet shkak për një procedim korrekt ndaj detyrimeve ligjore. Ndërkohë duhet të mirëmbahen dhe përditësohen në vecanti ëeb-i bashkive sepse kanë akoma konfuzione në paraqitjen e fushave dhe nënfushave. Materialet voluminoze sic janë ata të buxhetit, strategjitë etj duhet të jenë të koncentruar dhe të kuptueshëm qartësisht nga qytetaret.
  5. Gjuha e përdorur në informacionet e publikuar shpeshherë është e vështirë për t’u kuptuar nga qytetarët dhe mungon një thjeshtëzim i tyre nga versionet e tyre zyrtare.
  6. Në bazën e të dhënave duhet të kete informacion mbi OJF-të dhe shërbimet që ato ofrojnë, informacion mbi grupet e interesit, mbi përfaqësuesit e medias, të bizneseve dhe duhet të publikohen të gjitha nismat që ndërmerren nga shoqëria civile.
  7. Respektimi i afateve kohore të parashikuara në ligjin “Për të drejtën e Informimit” për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës për informim, si dhe rishikimi i përmbajtjes së kësaj të fundit që të jetë e plotë.
  8. Përsëri vazhdojnë Programet e Transparences që të mos jenë në cilësinë që e kërkon Ligji. Duhet një standardizim i tyre sa më parë. Problematikat vazhdojnë dhe janë të lidhura dhe me aftesimin e stafit nga ana teknologjike por dhe me përgjegjshmërinë e institucionit. Ka raste flagrante ku akoma nuk publikohet koordinatori i PT së bashkisë ose u mungon adresa elektronike dhe numri telefonit.

Nga ana tjetër ka rëndësi të madhe forcimi i rolit të aktorëve publik për të kërkuar transparencë nga qeverisja lokale.
OJQ-të: Organizatat joqeveritare (OJQ) luajnë një rol kryesor si mbikëqyrës në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies në operacionet e qeverisjes vendore. Përpjekjet e tyre avokuese, kërkimore dhe aktivitetet monitoruese kontribuojnë ndjeshëm në mbajtjen e autoriteteve përgjegjëse dhe avokimin e politikave që promovojnë transparencën dhe angazhimin e qytetarëve.

Media: Media shërben si një kanal jetik për shpërndarjen e informacionit dhe shqyrtimin publik. Gazetarët luajnë një rol vendimtar në zbulimin e çështjeve të keqpërdorimit, korrupsionit dhe joefikasitetit brenda qeverisjes vendore, duke vepruar kështu si një kontroll mbi pushtetin dhe duke promovuar transparencën përmes raportimit investigativ.
Të rinjtë: Fuqizimi i të rinjve si pjesëmarrës aktivë në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies nxit një kulturë të përgjegjësisë qytetare dhe qeverisjes së mirë. Iniciativat e udhëhequra nga të rinjtë, fushatat e avokimit dhe platformat e angazhimit përforcojnë zërin e brezit të ardhshëm, duke nxitur ndryshime pozitive dhe duke kërkuar transparencë nga autoritetet lokale.

Për të shqyrtuar të shqytuar raportet tona të monitorimit në brendësi të tyre ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit: https://pvnalbania.org/publication/

Për më shumë informacion apo kontakte të mëtejshme mund të na kontaktoni në : [email protected]