“Përbërësi” sekret i përdorur gjatë transplantit novator të zemrës nga derri te njeriu në fillim të këtij muaji ishte  kokaina.

Tani mjekët shpresojnë të shohin më shumë rezultate nga “droga” në procesin e transplantimit.

Dr. Mohamed Mohyudin, drejtor i ksenografit (procesi i transferimit të një organi kafshe në një njeri) në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland, foli për Vice News për operacionin historik në një pacient 57-vjeçar, i cili u bë pritës i një zemre derri të modifikuar gjenetikisht.

Derri nga i cili është marrë zemra ishte modifikuar gjenetikisht nga kompania amerikane e bioteknologjisë Revivicor (një degë e United Therapeutics) për të çaktivizuar disa nga gjenet e tij.

Përpara se zemra e derrit të transportohej në Shtetet e Bashkuara, ajo u forcua me kokainë nga kompania suedeze e teknologjisë mjekësore XVIVO.

Zakonisht, organet e transplantit vijnë nga distanca shumë më të shkurtra pasi  fillojnë të prishen brenda pak orësh.