SHBA– Një ushtar amerikan i cili humbi të katër gjymtyrët në Irak doli nga një spital pranë Uashingtonit (Johns Hopkins Medical Center në Baltimore, Maryland) të martën pas një transplantim të rrallë të të dy krahëve.
Njëzet e gjashtë-vjeçari Brendan Marrocco u tha gazetarëve se është "e mahnitshme" që të ketë përsëri dy krahë pas humbjes së tyre nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në vitin 2009.
Ai është i pari ushtar amerikan nga luftrat në Irak dhe Afganistan që ka mbijetuar pas humbjes së katër gjymtyrëve (këmbëve dhe krahëve).
Marrocco iu nënshtrua një operacioni 13-orësh më 18 dhjetor, gjatë të cilit mjekët i bashkëngjitën krahët e tij të reja.
Ai u tha gazetarëve se nuk shqetësohej shumë nga dy këmbët që i ka protezë, por jeta pa duar ishte e vështirë.
Brendan Marrocco pritet t'i nënshtrohet rehabilitimit për disa viteve të ardhshme, ndërsa përmirëson përdorimin e gjymtyrëve të tij të reja.