Gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila ka zgjatur më shumë se 27 orë, kirurgët kanë arritur të kryejnë me sukses transplantimin e fytyrës, duke i vendosur një fytyrë komplet të re, pasi  personi kishte përjetuar një fatkeqësi duke punuar.

33-vjeçari ishte lënduar me një makinë betoniere, nga ku i ishte shkatërruar fytyra si dhe i janë thyer nofullat.

Për përgatitjen e intervenimeve të tilla në botë janë dashur muaj të tërë, madje edhe vite, tha lideri i ekipit që kryen intervenimin.

Gjatë intervenimit i është bërë rikonstruktim i plotë i fytyrës, nofullës si dhe kapakët e syve.

Është interesant fakti se vetëm gjashtë ditë pas operimit, është paraqitur një fotografi në të cilën shihet se si pacienti pozon duke bërë me dije se është mirë.