8 prill 2014 – Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës kë bërë me dije se do të forcohen masat për sigurimin e detyrueshëm të makinave. Për këtë qëllim ajo ka përgatitur një projekt-udhëzim për mënyrën sesi drejtuesit e automjeteve do të pajisen me kontratat e sigurimit të mjetit motorik përpara kontrollit teknik vjetor te mjetit. Ministria ka kërkuar që në lidhje me këtë udhëzim të jepen opinione.
Në nenin 1 të udhëzimit, pas pikës 5, shtohet pika 6 me këtë përmbajtje: Drejtuesit e mjeteve rrugore duhet të dorëzojnë tek subjekti i licencuar për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik vjetor KTV kontratën e sigurimit të mjetit. Në të kundërt ky shërbim nuk kryhet.
Në nenin 5, në fund të pikës 4, shtohet një fjali me këtë përmbajtje: në çertifikatën e kontrollit teknik do të shënohet numri i serisë së kontratës së sigurimit të mjetit dhe emri i kompanisë që e ka lëshuar”. Ky udhëzim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.