Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për 5 të arrestuarit gjatë operacionit “Complex” për transport të emigrantëve të paligjshëmm.

Në arrest me burg Gjykata ka caktuar vetëm për Rigers Vejsiun.

Ndërkohë janë liruar nga qelia në arrest shtëpie: Sterjo Germenji, Dritan Shehu, Sanije Shehu dhe Anamaria Mihallari.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas Policisë, dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Ditën e operacionit, nga Policia janë sekuestruar 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.