Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë që po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në krahë, në malet e Qafë Botës, pikës më jugore kufitare me Greqinë fqinje.
Ata u kapën teksa lëviznin me rreth 40 kg hashash në krahë nëpër male.
Kjo nuk është hera e parë që identifikohen shtetas shqiptarë që transportojnë hashash të ngarkuar me çanta shpine. Për këtë arsye, Policia Kufitare ka përforcuar masat në kufirin e gjelbër, duke shtuar patrullimet.





