Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve në Gjirokastër. Policia e këtij qyteti ka vënë në pranga Serxhjo Koxhaj, 32 vjeç dhe Kadri Lapi, 50 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë kapur në flagrancë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndihmonin 3 shtetas të huaj afganë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Më datë 13.05.2018, rreth orës 23:30, shtetasi Serxhjo Koxhaj është kapur në flagrancë, në afërsi të lagjes Cfakë, duke transportuar tre shtetas të huaj Afganë me mjetin tip Mercedes Benc, me targa AA 935 FC, ndërsa shtetasi Kadri Lapi me mjetin tip Merces Benz, me targa AA 607 RI bënte kontrollin e rrugës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.





