Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 8” është arrestuar në flagrancë 32-vjeçari me iniciale F.Gj që ndihmonte 23 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. 

32-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar.  

Po ashtu 23 emigrantët e paligjshëm u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.