Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 30” është arrestuar 20-vjeçari nga Kosova me iniciale E.B. që transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.
Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë të riun duke transportuar me automjetin “Volkswagen” 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.





