Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në teritorin shqiptar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Rinor Thaci, 29 vjeç, banues në Tiranë, (për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal), pasi:
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke transportuar me automjetin e tij në drejtim të Shkodrës me destinacion Malin e Zi dhe më pas një nga vendet e BE-së, 5 shtetas të huaj sirianë, kundrejt fitimit.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.





