Dy persona janë arrestuar pasi transportuan një armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës me qëllim shitjen e saj.

Si rezultat operacionit policor “Transportuesi 4”, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan Rijad Fazliu 19 vjeç dhe Arblend Aliu 19 vjeç të dy shtetas kosovarë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta të rinj, u gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për t’u shitur tek persona të tjerë.

Arma e zjarrit, krehri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.