24 nentor 2013- Stefan Effenberg dhe bashkëshortja e tij, Claudia, në publik duken shumë të lumtur e të dashuruar. Mirëpo, tani martesa e tyre është vënë para një testi të vështirë. E arsyeja për këtë është Edona James.Edona është shoqëruese e meshkujve si dhe një mikeshë e vjetër e ish-futbollistit të kombëtares gjermane, Stefan Effenberg. Edona, 24-vjeçe, në këtë botë erdhi si mashkull, ndërkaq sot, pas shumë intervenimeve kirurgjike, jetën e vazhdon si femër.Nëpër disa portale thuhet se Edona ka prejardhjen nga Kosova, ndërkaq në Gjermani ka shkuar gjatë luftës së Kosovës, ku edhe i ka kryer intervenimet kirurgjike për t’u shndërruar një femër tejet seksi.Ajo ka një paraqitje tashmë mbresëlënëse, ndërkaq, për gjashtë vjetët e fundit, shërbimet e saja ajo i ka ofruar përmes internetit.
“Kam klientë shumë të famshëm. Aktorë, futbollistë…”, thotë ajo në një intervistë dhënë televizionit RTL.Ajo thotë se të famshmit nuk e kanë problem të paguajnë për shërbimet e saja deri në 1000 euro për një orë – ku përfshihet një darkë dhe më pas klienti vendosë a të përfundohet në dhomë hoteli apo jo. Edona thotë se Stefan Effenberg ka qenë një prej klientëve të saj.Ajo tregon se ka shkuar madje në vilën e tij, ku në katin sipër tyre ka qenë duke fjetur bashkëshortja e futbollistit. “Po, kam qenë në shtëpinë e tij. Taksi u parkua rreth pesë metra larg shtëpisë, në mënyrë që të mos shohin njerëzit se çfarë po ndodhë, e më pas hymë në shtëpi përmes rrethojave të kopshtit”, tregon Edona.“Më pas e pyeta: Si funksionon kjo punë kur gruan e ke sipër?”. Mirëpo, ajo që është interesante në këtë punë është se Claudia nuk ka qenë edhe krejtësisht e pa-informuar.Këtë madje e konfirmon edhe redaktori i revistës “Closer”, Tom Junker. “Po, Claudia Effenberg i di të gjitha”, thotë ai, duke shtuar se vetë zotëri Effenberg ka deklaruar se me Claudian kanë një lidhje të hapur.Megjithatë, Stefan Effenberg ende nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje.
/Zëri/





